Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është bërë lajm ditët e fundit, por ndërkohë ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 4 muaj më parë. Bëhet fjalë për një kërcënim nëpërmjet telefonit, i cili po hetohet prej Qershorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Emisioni ‘Opinion’ në TV Klan si temë të mbrëmjes ka pikërisht këtë. I ftuar në emision, gazetari i ABC News Flamur Vezaj, tha se nga fundi i muajit Maji deri në fillim të Qershorit, i ka ardhur një mesazh kërcënues Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sipas Vezajt,  mesazhi ka qenë i drejtpëdrejtë, duke i kërkuar Kryeprokurorit të ndërpriste hetimet ndaj këtij grupi dhe të mos e kthente këtë çështje në personale.

Veç kësaj, mesazhi kërcënuesi i ka përmendur familjen dhe fëmijët Kryeprokurorit Llalla. Për këtë arsye, pas këtij mesazhi, Llalla ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Fevziu: Ju keni informacion, z.Vezaj se kush mund të jetë kërcënuesi i Kryeprokurorit?

Vezaj u shpreh se vetë Kryeprokurori nuk ka qenë i interesuar për përhapjen e këtij lajmi,  dhe si rrjedhojë e kësaj, grupet kërcënuese ende nuk janë identifikuar të paktën deri tani, edhe pse policia ka të dhëna dyshuese se cila bandë mund të jetë./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/6m9LxhZc3Ks