Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut janë zbuluar detaje të reja rreth autorit të pestë të grabitjeve në rrugën e Rinasit të shpallur në kërkim nga policia. Në “Opinion” është zbuluar edhe emri i tij, ndërkohë më herët policia kishte dhënë vetëm inicialet.

Ai është Admir Murataj, i cili ka kryer grabitje në 16 mars 2013 dhe ka vjedhur 1 milion euro nga Banka Kombëtare në Larisa të Greqisë. Murataj së bashku më një person tjetër ka vjedhur 1 milion euro, ku gjatë grabitjes ka përdorur armë zjarri kallashnikov. Murataj është arratisur nga burgu i Trikalasë në 20 majit të viti 2013 është së bashku grupin e Ilir Kupës.

Duke folur për operacionin që çoi në arrestimin e 4 prej autorëve të grabitjeve në rrugën Tiranë – Rinas, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se policia ka dyshime dhe indice se ka edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë grabitje, veç atyre që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim. Hodaj tha se banda dyshohet se ka grabitur edhe në Shkurt të vitit 2015.

Ky është njëhetim që ka filluar kohë më parë, ka filluar që në grabitjen e Dhjetorit të vitit 2015. Disa nga këta persona kanë qenë në hetim që nga ajo kohë. Ne kemi dyshime të forta që ky grup ka kryer edhe grabitjen e Union Bank. Ka dyshime që kanë bashkëpunuar me sigurinë private”,

 tha Hodaj.

https://www.youtube.com//embed/u1O9lsafVuY

Ndërkohë gazetari Flamur Vezaj, deklaroi se personi që ka dekonspiruar grupin e grabitësve është Fation Xhyliu.

Sipas Vezaj, ky ka qenë personi që është shoqëruar që ditën e shtunë në komisariatin e policisë. Ai është ndaluar për disa orë, pastaj është lënë i lirë dhe është arrestuar përsëri.

Vezaj deklaroi se sipas informacioneve që ai ka, Fation Xhyliu ka treguar grupin e grabitësve.

Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë ishte njëri nga bashkëpunëtorët e grabitjes.

Ai u arrestua të premten e kaluar në mbrëmje vonë shumë pranë vendit të grabitjes, gjatë një operacioni blic policor që u mbajt sekret për mediat.

Nga verifikimet që ishin kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Dhe kjo ishte një provë e arsyeshme për ndalimin e tij.

Ndërsa gazetari Spartak Koka tha se personat e arrestuar për grabitjen e 2.7 milion eurove në Rinas, dyshohen edhe për ngjarjen e 27 Prillit të 2015-ës.

Duke u ndalur gjithashtu tek Fation Xhyliu, Koka deklaroi se qytetarë të ndryshëm nga Lushnja dhe Divjaka kanë informuar policinë se përgjatë vitit 2016, të afërm apo dhe vëllai i Xhyliut kanë thyer rreth 30 mijë paund.

Xhyliu, tha Koka, është shpallur në kërkim nga policia më 31 Tetor të 2016 -ës, pasi dyshohej si një prej bashkëpunëtorëve të grabitjes së ndodhur në vitin 2015.

https://www.youtube.com//embed/dQmN36QM6AU

Mos arrestimi i  Fatjon Xhyliut është bërë shkak për një debat mes gazetarit Spartak Koka dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj.

Sipas gazetarit, Xhyliu ka dhënë dorëheqjen nga kompania private dhe ka qenë në kërkim po nuk është arrestuar. Por Hodaj ka kundërshtuar, duke thënë se ai nuk ka qenë në kërkim, por nën vëzhgim.

“Më datën 4 dhjetor, një ditë pas grabitjes të ndodhur në Qafë-Kashar, (të 3.8 milion eurove), Fatjon Xhyliu ka dhënë dorëheqjen nga kompania “Rogat Security”, me justifikimin se është nën presionin e familjes, se është djalë i vetëm. Në datën 5, kompania njofton policinë se ka dhënë dorëheqjen dhe duhet të verifikohet”,

 tha Koka, por kjo është kundërshtuar nga Hodaj.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=138&v=Q5UV-zjDTzw

Ndërsa gazetari Dashamir Biçaku zbuloi se dy makinat e përdorura për grabitjen e së enjtes, ishin vjedhur në Kosovë. Ai tha se ekspertët në vendngjarje vërtetuan numrin e shasisë të dy makinave. Biçaku tha se dyshohet se grabitësit mund të kenë hyrë nga kufiri i gjelbërt./tvklan.al