I ftuar:

Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, sonte, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka folur për ristrukturimin e sheshit “Skëndërbej”, për të cilin u deshën 10 muaj punë për të krijuar një hapësirë pedonale prej 28 mijë metrash katrorë.

Mirëpo, përgjatë intervistes, gazetari Blendi Fevziu i ka treguar kryebashkiakut Veliaj një foto që tregon disa fëmijë të komunitetit rom në shatërvanin e sheshit, të cilët lahen  dhe thahen në diell.

Fevziu: Vura re një foto që tregon si në shumicën e parqeve dhe shatervaneve në Tiranë, në një vend ku fëmijët rom shkojnë dhe lahen dhe thahen në diell?

Veliaj: Mos t’i diskriminojmë fëmijët rom. Nuk duhet kapur një moment për t’a nxjerr jashtë kontekstit. Sepse ai shatërvan vizitohet nga mijëra njerëz në ditë. Por, pikësëpari, ku shkojnë romët, shkon gëzimi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisioni “Opinion” u është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha për ndërtimin e “Sheshit Skënderbej”: Pashë që vizioni i tij dhe i Lulzim Bashës prodhuan një kartodrom, një panolino si qendrën e qytetit, e lanë qytetin pa një pjacë. Kjo e imja dhe e Edi Ramës mund të mos jetë perfekte, por s’ka lidhje me atë të parën. Më tej Veliaj tha se nuk pret që Berisha ta lavdëroi, si dhe e akuzoi atë se gënjen e sipas tij kjo ndodhi edhe me trenin tek parku i lodrave tek Liqeni Artificial. “Sali Berisha botoi një postim, tren në Poloni, në formë penisi dhe tha që ndodhet në Tiranë dhe gënjeu, çmenduria e tij duhet të merret në kontekst”. Teksa gazetari Blendi Fevziu po lexonte statusin e Berishës për “Sheshin Skënderbej”, Veliaj i tha se po i referohej një injoranti.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se rindërtimi i sheshit “Skëndërbej” ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit në qytet nën normën e vendosur nga BE. Këtë deklaratë, Veliaj e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, ndërsa theksoi se një shesh i tillë i mungonte Tiranës, pasi jo vetëm ka ndikuar në pastrimin e ajrit, por ka ulur edhe rritjen e trafikut në kryeqytet. Ai deklaroi se kohë më parë, Tirana trashëgoi një investim nëntokësor dhe ishte projektuar për të pasur ujë dhe shatërvanë dhe së dyti, u përmirësua nga projekti i Brasinit. Sipas tij, sheshi ishte projektuar pa aspak gjelbërim, ndërsa projekti real ka 50% gjelbërim.

Në këtë sens ne vendosëm të shfrytëzonim investimin e bërë nga Rama në 2008. Në thelb sot Inspektorati i Mjedisit ka nxjerrë rezultatet dhe për herë të parë sot Tirana ka qenë nën normës së vendosur nga BE-ja. Këto janë fakte”,

tha Veliaj

.

Sa e ka rënduar trafikun në qytet?

Nëse bëni një matje, sot trafiku në kryeqytet është goxha më i stabilizuar, edhe pse njerëzit e kanë kuptuar sheshin si pedonale. Por edhe prej parkimit nëntokësor. Të gjitha këto 1000 mijë makina vinin vërdallë për të gjetur një vend parkimi. Unë sapo vij nga sheshi dhe nuk besoj se Tirana prej kohësh nuk ka pasur një vendtakimi të tillë. Një pikëtakimi 90 mijë metra katrorë në qendër të Tiranës, ku çdo mbrëmje gëlon, unë besoj se Tiranës i mungon. Unë them se kemi marrë projektin optimal.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është shprehur se Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër dhe se fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. I pyetur nga Blendi Fevziu se si i ka marrëdhëniet me Samir Tahiri ai është shprehur se tani i ka akoma më të mira se sa kur Tahiri ishte në qeveri, kjo sipas tij për shkak se tani punojnë të dy për PS në Tiranë dhe takohen më shpesh.

Veliaj tha se Rama po ashtu do të drejtojë Partinë Socialiste edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit pasi PS do të dali fituese. I pyetur nga Fevziu se nëse pretendon të marr kreun e PS pas Ramës ai është shmangur pyetjes duke thënë se Rama do të vazhdojë të jetë kryetari i PS-së.