Të ftuar:

Klodiana Shala,

Erisa Xhixho,

Sevim Arbana,

Elisa Spiropali,

Xhoi Jakaj,

Arnida Çapi

E ftuar në emisionin “Opinion” teksa po flitet për “Gratë mes karrierës dhe familjes”, deputetja e PS Elisa Spiropali është shprehur se nuk është një amvisë e mirë. Ajo e pranoi publikisht se nuk dinte të gatuante apo të hekuroste, por që së fundmi ishte duke bërë përpjekje për të mësuar më tepër rreth këtyre impenjimeve familjare. Spiropali ka thënë se është tepër e ngarkuar sa i përket punëve të saj ndaj edhe nuk i mbetet shumë kohë që të mund të angazhohet më tepër në shtëpinë e saj. 

“Nuk jam nga ato që gatuaj edhe hekuros, por kam respektin më të madh për ato që e bëjnë këtë. S’kam qenë ndonjëherë, kam ikur që 16 vjeç në Kanada në kolegj dhe jam mësuar keq”

, u shpreh Spiropali. Kujtojmë që Elisa Spiropali ka qenë në krye të Doganave në mandatin e parë të qeverisë Rama, në fushatën e zgjedhjeve të qershorit Spiropali ka kandiduar në qarkun e Korçës, e ditën e djeshme sebashku me Blerina Gjylametin mori kryesinë e PS së Tiranës, për të zëvendësuar Saimir Tahirin i cili është në hetim nga Prokuroria.

E ftuar në emisionin “Opinion” Kldiana Shala është shprehur se ka pasur dëshirë të adoptojë një fëmijë. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për të bërë një fëmijë për shkak të përkushtimit që kishte ndaj karrierë ndaj dhe kishte vendosur të shkonte në Shtëpinë e fëmijës për të birësuar një fëmijë. Më tej Shala tha se mamaja e fëmijës nuk e kishte lejuar ta merrte. 

“Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, bjond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja t’a adoptoja në atë kohë.”,

u shpreh ajo.