Të ftuar:

Aleks Hajdari, 

Artan Hoxha, 

Mentor Kikia,

Lindita Çela, 

Ornela Liperi,

Trzhegim Sokolaj

Kryetari i Shoqatës së Policëve të Liruar, Aleks Hajdari, sonte, ka deklaruar se në Shqipëri janë mbjellur 8 milion rrënjë kanabisi për vitin 2016. Hajdari theksoi se ky lajm është raportuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe SHISH. Ai tregoi se në vitin 2016 është përdorur fara vietnameze e cila ka dhënë prodhim dy herë.

Kryetari i Shoqatës së Policëve të Liruar, Aleks Hajdari, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se për kultivimin e kanabisit në vendin tonë veprojnë tre grupe kriminale. Hajdari tha në emisionin “Opinion” se grupi i parë është ai që sjellë farën e kanabisit nga jashtë për kultivuesit, ndërsa grupi i dytë është ai që realizon kubikët e vegjël nëpër sera, ndërsa grupi i tretë janë kultivuesit dhe ata që organizojnë trafikun. Ai theksoi se ky lloj produkti kërkon garanci, në kuptim se shteti ka dhënë një garanci, d.m.th, ka një vullnet politik për të bashkëpunuar.

Nga kultivimi i kanabisit në vendin tonë fitimet më të mëdha kanë shkuar për politikën. Ky është rezultati i një sondazhi mbrëmjen e sotme në Opinion.al, ku rreth 90 përqind e votuesve mendojnë se politika është ajo që ka fituar pjesën e “Luanit” nga kultivimi i kanabisit në vendin tonë. Ndërsa mbi 15 përqind e tyre, mendojnë se nga kultivi i kanabisit kanë fituar trafikantët dhe vetëm 5 përqind e votuesve mendojnë se kanë fituar qytetarët. Si një aktivitet i fshehur dhe kriminal është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017. “Monitor” është munduar të bëjë një vlerësim, nisur nga dy të dhëna indirekte, atë të rrënjëve të asgjësuara nga policia (për vitin 2016) dhe sasive të kapura nga policia përgjatë viteve 2016-2017, kur u tentua trafikimi i prodhimit masiv të 2016-s. Të dy vlerësimet të çojnë në një rezultat të ngjashëm se, vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase (shiko llogaritjet më poshtë). Të ardhurat e vlerësuara nga droga llogariten në rreth 10 për qind të PBB se së 2016 (1.5 trilionë lekë). Kjo shumë është katër herë më e lartë sesa vlerësimi që ka bërë UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin), për vitin 2014, ku fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), apo rreth 300 milionë USD për vitin 2014.