Të ftuar:

Prec Zogaj,

Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar sonte në emisionin “Opinion”, se Basha me protestën dhe qëndrimet e fundit nuk është shumë pro eurpian kur përmend dhunën dhe bojkotin e zgjedhjeve. Po ashtu Vangjeli tha se Basha gjatë kësaj kohe ka konfirmuar që është pikërisht ai që e drejton Partin Demokratike dhe askush tjetër. “Tashmë nuk ka asnjë dyshim, që zoti Basha është zëri kryesor në Partin Demokratike. Ai është kryetari i PD, dhe kjo kontraston me atë informacion që unë kam nga mbledhja e sotme, që Berisha nuk ka folur fare”, është shprehur Vangjeli.

Sipas Vangjelit Berisha ka një qëndrim të largët nga ai i Bashës, për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se kreu i PD Lulzim Basha ka bërë sot një lëshim. Sipas Zogajt, Basha ka arritur në një pik tjetër që nuk e ka toleruar më parë, ai sot e nuk e ka vënë kusht qeverinë teknike.

“Thelbi i çështjes është që Rama të ngrihet në lartësinë e zgjidhjes së mirë. Që të pranoj që në gjithë këtë kompleksitet të vërtetash të pranuara tashmë, që janë droga dhe kriminalizimi, të pranoj që të shkoj në zgjedhje për kryeministër, por jo si kryeministër”, ka deklaruar Zogaj.