Të ftuar:

Ben Blushi

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka folur veç të tjerash edhe për debatet e shpeshta që ai ka me Berishën dhe Ramën. Blushi është shprehur se debatet e tij me Berishën kanë njëfarë “shije” e ka quajtur ai, ndërsa me Ramën ndodh ndryshe. Rama sipas Blushit kur është përball tij ndodhet në ankth. “Për hir të vërtetës Sali ka më shumë humor. Ky tjetri është gjatë gjithë kohës në ankth. Dhe e ke të vështirë të bësh debate racionale me një njeri që është gjatë  gjithë kohës në ankth. Berisha ka ankthet e veta por koha i ka dhënë pak më shumë relaks.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka kritikuar marrëveshjen politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Blushi u shpreh sonte kundra në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan; ndërsa shtoi se PD hoqi dorë nga kauza e saj kryesore, që sipas saj, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mirëpo, kreu i LIBRA-s tha se kjo është një marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. 

“PD rrëzoi kauzën për zgjedhje më të lira. E shkëmbeu me burgjet, me hipotekat… për të shpërndarë tapitë e Edi Ramës”.

“Nuk do isha shumë i mërzitur nëse PD nuk do merrte pjesë në zgjedhje. Ardhja e PD i ka hapur zgjedhjet, 1.7 milionë kanë ardhur në votime në 2015. Tani i kanë të gjitha ofertat. Doja që të vinte në zgjedhje, nuk mendoja që të bënte këtë marrëveshje në kundërshtim me kauzën që ngriti”, tha Blushi.  

Më tej, ai, mendon se njeriu që ka më pak mundësi për të fituar nga ata emra që garojnë është Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se vetëm nëse dëshiron Sali Berisha, mund të bëhet Edi Rama kryeministër. Këtë deklaratë, Blushi e bëri sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan, ndërsa shtoi se kjo është mundësia e vetme e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë. “

Vetëm një njëri në Shqipëri ka mundësi për të bërë Edi Ramën kryeministër dhe ky quhet Sali Berisha

”, tha ai. Blushi theksoi se vetëm Sali Berisha mund t’a bëjë Edi Ramën kryeministër për një mandat.

Kreu i LIBRA-­s Ben Blushi teksa po shpjegonte batutën e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare  ku ai foli për “dashuri dhe xhelozi”, tha se ndërhyrja e Berishës e shpëtoi Ramën në atë debat. Sipas Blushit thelbi i batutës që Berisha tha, kishte një mesazh të rëndësishëm, pra marrëdhëniet e rregulluara  mes dy kundërshtarëve politik Rama-Berisha, që Blushi e ka quajtur “dashuri mes dy pleqsh”. “Edhe xhelozia ka moshën e vet, është e vështirë  të bëhesh xheloz ku dashurohen dy pleq, Edi Rama dhe Sali Berisha. Kanë nga 20 vjet në pushtet secili, 2 pleq që u dashuruan. Dhe në fakt Saliu për hir të së vërtetës atë ditë, kur ndërhyri në parlament, e shpëtoi Edi Ramën. Rama ishte totalisht i mbaruar, Berisha e shpëtoi në mënyrë elegante. Sepse unë në fakt ju thash keni bërë një pakt. Berisha doli dhe tha nuk kemi bërë pakt, kemi rënë në dashuri, por ti mos u mërzit. Ne kemi rënë në dashuri, jemi dy pleq por ti mos u mërzit”. 

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se vetëm për 100 ditë mund të zhdukë kanabisin nga Shqipëria. Për Blushin, atë që se bëri Partia Socialiste për 4 vite, do t’a bëjë LIBRA për vetëm tre muaj. Ai tha se për të hequr këtë helm nga vendi, do të përdor edhe terror. Nuk do vrasim njerëz, por në kuptimin që shteti do të ndërhyjë me çdo formë agresive për të zhdukur kanabisin nga Shqipëria. Është helm. Po shkatërron ekonominë e Shqipërisë, pasi njerëzit nuk kanë interes të punojnë sepse shkon të mbjellë ara me kanabis.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se nga Rama ka  marrë një ofertë si kryetar i kuvendit në kohën kur kriza politike nuk po merrte një drejtim. Këtë deklaratë, Blushi e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi me 10 korrik nuk kanë lënë gjë pa bërë, vetëm që unë të votoja qeverinë. Kjo ndodhi kur Meta propozoi alternativën e  një qeverie teknike, megjithatë ai shton se ky post është refuzuar nga ana e tij vetëm për çështje parimore. Sipas tij, Rama vetë më gjithë ministrat e vet e kanë marrë në telefon, ndërsa e ftonin të votojë për qeverinë, pasi Meta do të ikë. Blushi bëri me dije se Rama i kërkonte të votonte qeverinë, në shkëmbim të postit të kryetarit të Kuvendit.  “

Unë i thashë jam duke ikur dhe ika në fakt

”, tha Blushi.