Të ftuar:

Flutura Acka,

Gjergj Bojaxhi,

Saimir Kodra,

Floriana Garo,

Blendi Salaj,

Erka Çano

Drejtuesi i emisionit investigativ ‘Stop’ në TV Klan, Saimir Kodra, ka deklaruar sonte një fakt dramatik në lidhje me nepotizmin që është instaluar në një nga universitetet publike në vend. Kodra theksoi se gazetarët e emisionit po investigojnë në lidhje me punësimin e pazakontë që është krijuar në atë universitet, ku pas ca kohësh dhe do publikohet në emision si fenomen. Ai tregoi se të rinjtë shqiptarë, specialistët dhe njerëzit e shkolluar të këtij vendi e kanë shumë të vështirë të bëjnë karrierë në mjedise të tilla, prandaj dhe vendosin të ikin nga ky vend. “

Djali, vajza, djali i tezes, kushëriri, kushëriria, goca e tezes, goca e hallës kanë kapur të gjithë universitetin dhe gjithë tentakulat, por ka mbetur vetëm rektori pa u kapur. Ka gjithë farefisin e vet të punësuar në universitet. Me të ik mendja me gjendjen që është krijuar. Mu në qendër të Tiranës

”,-deklaroi Kodra.