Darkën e të martës mes dy krerëve të koalicionit qeverisës Lulzim Basha e quajti Pazar, në kurriz të zgjedhjeve të lira. Teksa komentoi takimin e tyre, për herë të parë që prej ngritjes së çadrës para kryeministrisë, Basha përmendi edhe emrin e Ilir Metes dhe tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me votën e shqiptarëve.

Basha: “

E përsëris deri në fund pa asnjë kompromis jam këtu dhe le ta dijë mirë Edi Rama e Ilir Meta, jo një por dhjete darka po të hanë bashke buka e popullit do ju mbesë në fyt. S’ka pazar për zgjedhje të lira e të ndershme. Çdo përpjekje për të bërë pazar me shpresën e shqiptareve për zgjedhje të lira e të ndershme do dështojë më turp

”.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve nga Tirana e Brukseli për rikthimin e demokratëve në Kuvend, Lulzim Basha është i vendosur për ‘t’i shkuar deri në fund kauzës së opozitës.

 “S’ka rrugë kthimi pas nga protesta, nuk ka kthim ne parlament  pa plotësuar kushtet që populli i ka vënë politikës..”

Pasditen e së mërkurës, kryetari I PD zhvilloi një bashkëbisedim me studentët. Basha, tha se pas ardhjes në pushtet, vendimi i parë që qeveria e tij do të marrë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë/ TV KLAN