Shqetësimi i ngritur pak ditë më parë nga përfaqësues të opozitës se një zyrtar i Komisionit Europian i ka kërkuar aleatëve të djathtë të hynë në zgjedhje, pasi në mungesë të Partisë Demokratike do të marrin më shumë mandate, ka sjellë reagimin në kampin blu.

Paraditen e sotme, Lulzim Basha mblodhi aleatët, të cilët vendosën njëzëri t’i drejtohen me ankesë zyrtare Komisionit Europian në Bruksel për diplomatin e huaj. Sipas opozitës kjo është një përpjekje për të përçarë opozitën.

Gjatë takimit me aleatët e më pas me strukturat drejtuese në rrethe Basha ka diskutuar edhe për përgatitjet e protestës së 7 Majit që do të mbahet ditën e zgjedhjeve të pjeshme lokale në Kavajë.

Tv Klan