Opozita ka kritikuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit për heqjen e ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare.

Disa nga shqetësimet e ngritura në Komisionin e Ekonomisë ishin mos ndërhyrja te çmimi i biletave dhe mungesa e një plani konkret për vënien në funksion të Aeroportit të Kukësit, edhe pse marrëveshja u zgjat me dy vite.

Për opozitën kjo marrëveshje ka dëm në buxhet, ndërsa për përfaqësues të qeverisë është një hap i rëndësishëm. Drafti u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës.

Tv Klan