Deputetët e opozitës në Maqedoni, e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate dhe e mbështetur nga BDI, kanë nisur një propozim për mocion mosbesimi ndaj presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, pas vendimit të tij për faljet e politikanëve.

Sipas përfaqësuesve të BDI, në mënyrë që të zgjidhet zgjidhur kriza politike, Gjorgje Ivanov duhet të japë dorëheqje nga detyra e presidentit të shtetit.

Por, deputetët e VMRO DPMNE-së në pushtet të udhëhequr nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, thanë se kërkesa për votën e mosbesimit është tërësisht e paqëndrueshme dhe nuk bazohet në argumentet ligjore.

Që Gjykata Kushtetuese të nis procedurën për konfirmim e përgjegjësisë së presidentit, nevojitet që paraprakisht 82 deputetë të jenë “pro” votimit të mosbesimit.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare më 27 Maj tërhoqi një pjesë të vendimit të tij për faljen e politikanëve, për ta tërhequr plotësisht vendimin më 6 Qershor./tvklan.al