Pas referendumit plebishitar kundër regjimit të presidentit Nicolas Maduro, Venezuela është mbërthyer greva e përgjithshme e thirrur nga opozita e vendit.

Miliona qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht grevës.

Rrugët e kryeqytetit Karakas janë në kaos. Të paktën 3 persona mbetën të vrarë nga përleshjet me policinë. Mbi 300 të tjerë u arrestuan.

Protestuesit mbajnë bllokuar prej ditësh rrugët kryesore. bomba molotov u hodhën nga forcave të rendit.

Tensioni në vend sa vjen e rritet me afrimin e datës për krijimin e Asamblesë Kushtetuese, të kërkuar nga presidenti Maduro. Asambleja do të kishte fuqi të plota, do të mund të shkrinte parlamentin ku opozita ka shumicën dhe rishkruante kushtetutën. Një lëvizje e tillë kundërshtohet  fort nga opozitarët të cilët akuzojnë presidentin se kërkon të forcojë pushtetin e tij.

Tv Klan