Në ditën e përvjetorit të zgjedhjeve të para pjesërisht të lira, në Poloni është zhvilluar një marshim kundër qeverisë. Sipas organizatorëve në këtë marshim morën pjesë rreth 50 mijë persona, ndërsa forcat e rendit i kanë hedhur poshtë këto deklara, duke thënë se kanë qenë 10 mijë.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe ish presidentët Komorovski dhe Kvasnnievski. Marshimi me moton  “Të gjithë për lirinë”, i organizuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Demokracisë kundërshton reformat radikale të ligjit, të promovuar nga partia konservatore në pushtet, që nga muaji Tetor i një viti më parë.

Disa nga vendime më të kundërshtuara janë përforcimi i kontrollit mbi mediat, zvogëlimi i pushtetit të Gjykatës Kushtetuese dhe modifikimet në sistemin e shërbimit civil.

Tv Klan