Opozita dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, kundër ndërtimit të Këndit të Lojrave në Parkun e Liqenit.

Pavarësisht efektivëve të policisë protestuesit goditën me vezë, portokallë, domate e patate godinën e Bashkisë.

Deputetë të opozitës thanë se nuk do ta ndalen deri sa Bashkia të heqë dorë nga ndërtimi i Parkut të Lojrave, pas të cilit sipas tyre fshihen interesa klienteliste dhe korruptive të Kryebashkiakut Veliaj, për të betonizuar zonën e liqenit.

Gert Bogdani, Deputet i PD-së

:

“Është i pari Kryetar Bashkie që guxon t’i hapë rrugën e betonit parkut të liqenit, nuk ka guxuar ta bëjë as Edi Rama.”

https://www.youtube.com//embed/5R1NYnTosT4

Pas Bashkisë protesta u zhvendos në kodrat e liqenit. Për t’u futur brenda rrethimit të vënë nga Bashkia, protestuesve i’u desh të përplasen me policinë.

Më pas turma nuk kurseu asgjë, as këtë fadromë e cila kishte nisur gërmimet.

Paralelisht me thyerjen e fadromës që ndodhej në park për ndërtimin e këndit të lodrave të tjerë përfaqësues të opozitës në mënyrë simbolike mbillnin pemë.

Atë ç’ka mbeti nga rrethimi i Parkut, opozita e vendosi përpara Bashkisë.

Nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës, e cilësoi pseudoprotestë tubimin e opozitës.

Arbi Mazniku, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë:

“Akt i turpshëm dhe i tmerrshëm vandalizmi ku një forcë politike e cila është larguar me votë nga qeveria qëndrore dhe qeveria lokale, nuk e kuptoj me çfarë të drejte vjen dhe shkatërron pronën publike të qytetarëve shqiptarë, të paguar me taksën e qytetarëve shqiptarë

.”

TV Klan