basha

Thuajse në të njëjtën kohë që në kryeqytet policia po ekzekutonte urdhër – arrestet për deputetët Doshi e Frroku, opozita po zhvillonte protestën e rradhës në qytetin e Kavajës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Rama e Meta kanë grisur kontratën me që kishin me qytetarët. Basha edhe një herë kërkoi dorëheqjen e kreut të kuvendit.

Lulzim Basha – Kryetar i PD:“Mesazhi i parë është papajtushmëria e qytetarëve me të keqen. Mesazhi është zgjimi i rinisë, dajla në ballë e rinisë, shtijget e reja. Mesazhi është është tik-taku i kohës për një rnd të ri, për një ofertë të re, për një qeverisje të re dhe demokraci të re, një qeverisje që ndihmon qytetarët dhe nuk i sundon ata. E keqja e ka emrin arrogancë, braktisje, papaërgjshmeri ekstreme. Ky është produkti i qeverisë së dështuar Rama – Meta, ata grisën kontratën me qytetarët dhe e firmosën me krimin.”

Kreu i opozitës tha se nga Kavaja do të nisë dekriminalizimi i institucioneve, duke hequr një paralele me periudhën e ndryshimeve të mëdha politike të para 2 dekadave.

Basha u bëri thirrje të pranishmëve që të jenë gati për 21 qershorin, që ai e cilësoi si votën e së vërtetës.

Tv Klan