Opozita vendos të qëndrojë në shesh deri në largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mbështetësit e opozitës ngritën çadrat, pas fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se protestuesit nuk do të largohen deri në plotësimin e këtij kushti.

Basha deklaroi se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme dhe paralajmëroi se nuk do t’i njohë ato nëse cënohen standardet.

Ish – Kryeministri Sali Berisha e quajti protestën si fillimin e një revolucioni demokratik.

Për drejtuesit e opozitës, kjo lëvizje kombëtare nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë, të cilën e akuzojnë për lidhje me krimin e bandat, rrënim të ekonomisë dhe varfërim të shqiptarëve.

Tv Klan