Opozita vijoi edhe sot me bllokimin e punës në komisionet parlamentare. Pavarësisht rendit të ditës, akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dominuan mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Prishja e rendit të ditës nga ana e opozitës shkaktoi jo pak tension mes kryetarit të komisionit dhe Avokates së Popullit e ftuar për të raportuar në Kuvend.

Kaq mjaftoi që socialistët të braktisin mbledhjen e komisionit, për t’u rikthyer vetëm pas largimit të opozitës.

Tonet e larta dhe akuzat e ndërsjellta nuk munguan edhe në komisionet e tjera parlamentare.

Elisa Spiropali:

“Kush ka përgjegjësi për këtë çështje, për këtë grusht shteti të organizuar kundër Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë”.

Aldo Bumçi: “

Këto janë deputetët që mbrojnë narkoshtetin dhe narkoeurot, eurot e drogës”.

I njëjti skenar ishte edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe në atë të Medias, ku socialistët braktisën mbledhjen.

Tv Klan