Emigrantët të cilët hyjnë në Hungari, do të dënohen me burg. Kjo është masa që kryeministri i shumëdebatuar hungarez Viktor Orban pritet ta kthejë në ligj. Në një intervistë dhënë në një radio vendase, Orban shprehu qëllimin e qeverisë së tij për të çuar në parlament ligjin, pasi beson se kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur sovranitetin e Hungarisë dhe për të mbrojtur vendin nga terrorizmi.

Masa në fjalë shkon kundër me të drejtën europiane dhe me politikat e Brukselit për emigrantët. Por Orban nënvizon se tentativave të Bashkimit Europian për të ndrydhur kompetencat kombëtare të vendeve anëtarë, u duhet dhënë fund. Kryeministrit euroskeptik u shpalli luftë të hapur edhe Organizatave për të drejtat e njeriut, në veçanti fondacionit të miliarderit amerikan, Xhorxh Soros, i cili sipas tij, nxit valën e emigrantëve në Europë. Premtimi për shtrëngim të masave nga Orban, vjen një ditë pas dënimit pre 3 vitesh liri me kusht, që dha gjykata hungareze për reporteren e cila shkelmonte emigrantët në kufirin me Serbinë.

Tv Klan