Nëse pritjet në pikën kufitare të Kakavijës deri dje i faturoheshin palës greke që punonte me pak sportele, tashmë është pala shqiptare ajo që po shkakton rradhë.

Në këtë pikë kufitare prej disa ditesh po kalojnë në skaner jo vetëm automjetet e rënda te transportit të mallrave, por edhe mjete e vogla të qytetarëve. Më parë kontrolli kryhej nga një oficer policie. Kalimi në skaner mendohej se do të lehtësonte levizjen, por në fakt po ndodh e kundërta.

Udhëtarët e quajnë këtë veprim të pakuptimitë, pasi sipas tyre në skaner mund të kalojnë automjetet për të cilat policia mund të dyshojë. Kurse qytetarët e thjeshtë nuk kanë pse humbasin me orë të tëra në kufi.

Nga ana tjetër autoritetet të policisë vendore dhe ato doganore e cilësojnë këtë veprim si mënyra më e mirë e parandalimit të kontrabandës. Kjo pranohej dhe kishte kuptim për transportuesit masiv të mallrave, por për automjetet private udhëtarët e shohin si veprim të pakuptimtë. Në një kohë që nga pala greke kjo nuk po ndodh.

Tv Klan