Zgjedhjet presidenciale në serbi kanë shënuar një nga pjesëmarrjet më të ulëta ndonjëherë. Vetëm 45 % e mbi 6.5 milionë serbëve që kanë të drejtë vote, kanë shkuar në qendrat e votimit deri ne orën 18.00.

Megjithatë, qendrat e votimit mbyllen ne orën 20.00 dhe janë vetëm pak orë që na ndajnë nga fitorja e mundshme e Aleksander Vuçiç.

Votimet për zgjedhjet presidenciale serbe po zhvillohen edhe ne 4 qendra votimi ne Kosove, ku deri ne orën 17.00 kanë votuar vetëm 29% e serbeve te Kosovës.

 Kryeministri ende ne detyre i Serbisë, është kandidati favorit i sondazheve sipas të cilëve ai gëzon mbështetjen e 54% te votuesve. 11 janë kandidatet në garën për kreun e ri të shtetit serb, mes tyre ish-avokati i popullit Sasha Jankoviç për të cilin sondazhet thonë se gëzon 12.8% të mbështetjes popullore duke u renditur i dyti pas kryeministrit.

Vuçiç duket se po shkon i sigurt drejt presidencës, por vendimi i tij për të lënë postin plot pushtet te kryeministrit për një post ceremonial, shihet nga analistet si një lëvizje e tij për t’iu shmangur disa përgjegjësive, kryesisht  mes anëtarësimit në BE dhe raporteve me Kosovën.

Për të realizuar anëtarësimin në familjen europiane, duke qenë kryeministër, atij i duhej te sillej si europian edhe ndaj Kosovës.

Tv Klan