Përbërësit:

3 vezë

3 feta proshutë e tymosur

1 filxhan bizele 

3 lugë lugë salcë                                                               

½ lugë sheqer

1 lugë vaj luledielli

3 qepë të grira

500 gr oriz japonez

piper

Përgatitja:

Marrim vezët dhe i hedhim në një tas, ku shtojmë salcën, sheqerin dhe piperin. Më pas në një tigan hedhim vajin dhe pasi të jetë nxehur hedhim qepën e grirë dhe e kavardisim për disa sekonda dhe më pas shtojmë orizin, proshutën e grirë, bizelet dhe i trazojmë për rreth 4 minuta. Pas të kenë marrë ngjyrë hedhim salcën të cilën e bëmë në fillim me vezët, i hedhim dhe ujin me masë dhe e lemë deri sa të ziejë.