Është një nga orkestrat unike në botë sepse edhe vetë harpa e tillë është. Idenë për ta sjellë këtë formacion edhe në vendin tonë ishte e kompozitorit Aulon Naçi e cila u mirëprit nga krijuesja dhe dirigjentja italiane Patrizia Tassini.

“Objektivi i parë ishte ti sillte, i dyti të interpretonin një krijim shqiptar të cilin Auloni e kompozoi enkas për këtë “Erashkë harpash” dhe e titullon “Mall”, tha kompozitori Aulon Naçi.

“Është një kompozim të cilin orkestra e pëlqen shumë edhe unë, jo i lehtë pasi luhet në shtatë oktavë”, tha Patrizia Tassini, pedagoge në Konservatorin e Udines.

E përbërë nga studentë të Konservatorit të Udines dhe instrumentistë që luajnë në orkestrat më të njohura të botës, ylli në ngjitje i kësaj orkestre është kjo 11 vjeçare që në harpë nisi të luante kur ishte vetëm katër vjeç.

Pas Tiranës, orkestra udhëton sot drejt Vlorës, për të dhënë shfaqjen e saj.

Përveç “Mall”, për publikun shqiptar kemi përzgjedhur edhe muzikën e filmave të njohur si “Mary Poppins” dhe kompozimin e famshëm të Nino Rotas te filmi “Kumbari”, u shpreh Patrizia Tassini./TV KLAN