Reforma elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit kanë qenë në qendër të takimeve që përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR-it kanë zhvilluar me kryeministrin Rama, kreun e opozitës dhe përfaqësues të partive politike në vend.

Mësohet se kryeministri Rama ka shprehur keqardhje për braktisjen e komisionit të reformës zgjedhore nga ana e opozitës, që sipas tij ka detyrim impelmentimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Basha i njohu me shqetësimet e opozitës që sipas tij kanë të bëjnë me rrezikun real që i kanoset zgjedhjeve.

Mos zbatimi i ligjit të dekriminalzimit, krimi  si dhe kanabizimi i vendit  sipas Bashës janë kërcënim serioz për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po ashtu, Basha pohoi se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion nën presion për shkak të kërcënimeve që i bën qeveria gjyqësorit.

Përfaqësues të Misionit të cilët ndodhen në Tiranë për të analizuar situatën parazgjedhore u takuan edhe me përfaqësues të partive politike.

 

Tv Klan