Vëzhguesit e OSBE-së të cilët monitoruan votimet në referendumin e të dielës në Turqi kanë dalë në përfundimet se votimet janë kryer në kushte të pabarabarta dhe qeveria turke ka qenë e favorizuar, duke lënë të kuptohet se fushata për PO dhe Jo ka qenë e pa balancuar.

 Sipas OSBE, standardet ndërkombëtare nuk u arritën në këtë referendum.

“Kemi vënë re keqpërdorimin e burimeve shtetërore, si dhe pengimin e  fushatës për kampin që ishte kundër referendumit

” thuhet në raportin e OSBE-së.

“Fushata u njollos nga disa zyrtarë të lartë të cilët krahasuan mbështetësit e Jo-së me simpatizantë terroristë. Në shumë raste ata që ishin kundër referendumit u përballen me ndërhyrjet  e policisë dhe përleshje të dhunshme”.

Tv Klan