Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do shpenzojë më pak për blerjen e energjisë për muajin tetor.

Fondi i parashikuar është nga 5, deri në 12 milionë euro. 

Nevoja energjetike për tetorin është 80 mijë megavatorë, ndërsa shifra financiare që do përdoret, do varet nga negociatat që do realizohen me subjektet, me çmimet e tregjeve ndërkombëtare si dhe në varësi të blerjes së energjisë nga KESH.

Për muajin shtator, OSHEE shpenzoi 20 milion euro për blerjen e energjisë.

Situata e energjisë në vend është sfiduar nga stina e thatë e verës dhe OSHEE ka blerë rreth 80 milionë euro energji për tre mujorin Korrik-Shtator./Tv Klan