Tashmë nuk është më e nevojshme të shkosh në zyrat e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë, për të paguar faturat e energjisë, për të bërë kontrollin mujor, apo një ankesë pranë saj. Çdo përdorues i një telefoni smart, që shkarkon aplikacionin OSHEE Mobile mund t’i marrë këto shërbime përmes celularit.

“Ka patur shumë akuza politike, ku thonë se paratë harxhohen kot. Investimet që po bën OSHEE në fakt janë një kursim si për qytetarët edhe për kompaninë. U akuzua OSHEE se po bën zyra të reja, por shikojini këto ambiente tani, janë njësoj si një qytet evropian.”

Konsumatorët, pas shkarkimit të aplikacionit dhe regjistrimit të numrit të kontratës që ka çdo klient i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, mund të bëjnë në kohë reale pagesa dhe të njoftohen për ndërprerjet e energjisë elektrike.

Tv Klan