OSHEE po teston një shërbim të ri në 14 qendra të para të Kujdesit ndaj Klientit, sistemin e menaxhimit të radhës.

Duke u pajisur me një numër në kioskat e informacionit, abonetët shmagin zvarritjen në radha për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama ka dashur të shohë nga afër një nga pikat ku po aplikohet ky shërbim i ri dhe arrin në përfundimin se, falë reformës në këtë sektor, po trasformohen marrëdhëniet e kompanisë me abonetët.

Shërbime të tjera të ofruara nga OSHEE, kohët e fundit janë kërkesa dhe ankime online, liberalizimi i pagesave edhe përmes celularit dhe me e fundit, infokioska ose sportelet elektronike online.

Tv Klan