oshee5000 abonentëve të energjisë elektrike i është ndërprerë akt – marrëveshja e lidhur me Operatorin e Shpërdarjes për shlyerjen me këste të borxheve të energjisë. Shkak për këtë penalizim është bërë mosrespektimi i afateve kohore, siç e parashikon kontrata.

OSHEE ka miratuar një tjetër skemë të re për pagesat e prapambetura, pas mbylljes më 31 Mars të skemës së parë.

Këtë herë, abonentët nuk kanë mundësi të përfitojnë 80% falje të kamatvonesës, por  50% të saj. Shtrirja në kohë e pagesës do të jenë në varësi të shumës së borxhit e ndarë në katër modele.

Në vetëm dy ditë që ka marrë zbatim kjo skemë, janë lidhur 260 akt – marrëveshje. Paralelisht me skemën për abonentët familjarë, po aplikohet edhe skema e pagesës me këste nga bizneset, ku nga janë lidhur mbi 5000 akt – marrëveshje.

Tv Klan