Lajmi më i madh i natës Oskar erdhi në fund, kur filmi “Moonlight” u deklarua fituesi i çmimit të madh si filmi më i mirë për 2017-ën.

Fillimisht çmimi i’u dha “La La La Land” pasi prezantuesit kishin hapur zarfin e gabuar.

Kaosi zgjati pak minuta derisa Jordan Horowits i “La La Land” me mirësjellje tha se çmimi është i “Moonlight”.

Rregulli u rivendos pasi protagonistët e “Moonlight” morën çmimin.

Kjo ngatërresë ndodhi për herë të parë në historinë e Oskar-it, qëkur këto çmime filluan të ndaheshin në vitin 1929, 87 vite më parë. /tvklan.al