Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, bën me dije se për shkak të kushteve shumë të ashpra të motit, veçanërisht në veri të vendit ka pasur defekte në linjat e transmetimit të energjisë elektrike, konkretisht linja 110 kV Kalimash – Kukës, e cila ka lënë pa furnizim qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.

Pavarësisht kushteve të motit dhe terrenit të ashpër, OST sqaron se ekipet e specialistëve të OST vazhdojnë punën pa ndërprerje në terren, duke ezauruar çdo mundësi për rikthimin e furnizimit me energji të kësaj zone.

Në njoftime thuhet se OSHEE e ka të pamundur të ndërhyhyjë për riparimin e defekteve, pa riparuar më parë OST linjat e tensionit të lartë./tvklan.al