“Të gjitha rrugët të çojnë në p… të s’ëmës. Ndoshta nuk duhej ta merrja veten shumë seriozisht. Jeta është një nevojtore  ku ndonjëherë futen edhe do flutura të bukura. E bash këto të marrin në qafë”

, shkruan Ndriçim Ademaj, poeti dhe shkrimtari i ri nga Kosova, në sprovën e tij të parë në prozë.

“Pa heronj, pa bujë” është historia e Nimit që rrëfen luftën e Kosovës me sytë e një fëmije, marrëdhënien me të atin e dhunshëm, dashurinë e munguar nga e ëma, nëpërkëmbjen prej shokëve, ndjenjat e para, por është edhe historia e Xhimit, Nimit të rritur, emigrant në Zvicër që ditët i kalon bareve në kërkim të diçkaje që as ai vetë nuk e di.

Personazhet e “Pa heronj pa bujë” janë historitë e njerëzve të thjeshtë që lexohen në një kohë pseudosh.

Në një Kosovë të pavarur dhe ku shqiptarëve nuk i duhet të emigrojnë për shkak të luftës, Ndriçim Ademaj thotë së vendi i tij i ngjan një sofre të madhe ku të gjithë duna të hanë, por askush nuk do ti laj enët.

Tv Klan