Nëse nuk  ke  tatuazh nuk je  në  modë. Të paktën  ky  është  dhe  trendi  i  të  rinjve  shqiptarë. Ata vendosin të pikturojnë në trup simbole  nga  më  të  ndryshmet, për t’i patur si kujtim.

Për çdo punim në  lëkurë duhet  të  jenë  të  kujdesshëm pasi  mund  të  shkaktojnë  dhe  probleme  serioze  për  shëndetin. 

Por jo gjithmonë tatuazhet që bëjnë i  rezistojnë kohës.

Çdo artist tatuazhesh bën zgjedhjet e tij në krijime por ngjyrat këtë sezon po bëhen më të dukshme.   

Asnjëherë nuk  dalin  nga  moda  dhe tatuazhet  për  pjesëtarët  e familjes si  portrete, iniciale  apo  thënie nga më  të  ndryshmet.  

Shqiptarët  mbetën gjithmonë  patriotë  dhe  këtë  e tregojnë  më  shumë gjatë  këtyre  muajve.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Varvara Masho