Ish-eurodeputetja Doris Pack i ka kërkuar kolegëve të saj gjermanë në Parlamentin Europian të hetojnë rreth akuzave për korrupsion të ngritura nga media për ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

E gjendur në Shqipëri në konferencën rajonale për sfidat më te cilat përballen gratë në politikë, zonja Pack tha se nëse këto akuza do të rezultonin të vërteta, ky do të ishte një trup i madh për vetë BE-në.

Doris Pack, ish-eurodeputete:

Jam e turpëruar për ato që kam lexuar në media për ambasadoren e Bashkimit Europian, edhe pse nuk e di nëse janë të vërteta. Kjo gjë më zemëron vërtet, pasi nëse janë të vërteta ky do të ishte një trup shumë i madh për vetë Bashkimin Europian, sepse ne jemi ata që po ju kërkojmë ju të luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe nëse ndonjëri prej nesh rezulton i përfshirë në një çështje të tillë ky do të ishte shkatërrim. I kam bërë thirrje kolegëve tanë në Parlamentin Europian që të hetojnë më tej këtë çështje dhe nëse është e vërtetë duhen ndërmarrë veprimet përkatëse, sepse nuk është e mundur që t’u kërkohet ju të punoni në këtë drejtim dhe nga ana tjetër një nga përfaqësuesit tanë të jetë i përfshirë në veprimtari të tilla.

Pack e cilëson të paprecedentë lirimin se fundi te disa eksponentëve të akuzuar për vepra të rënda kriminale.

Doris Pack, ish-eurodeputete:

Ndihem e keq ardhur kur shoh që ditët e fundit persona që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 25 vjet janë liruar sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Ish-eurodeputetja Pack e vuri theksin në mënyrë të veçantë tek zbatimi i reformës në drejtësi, dhe njëherazi kërkoi nga klasa politike miratimin sa më parë të reformës zgjedhore./ TV KLAN