Bashkëpunimi mes Aleancës Kosova e Re dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar.

Lajmin e ka dhënë vet kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili në një deklaratë për media pas takimit me Isa Mustafën, tha se bashkëpunimi i tyre si LAA ka marrë fund.

Pacolli deklaroi se ishte një takim miqësor dhe se tani të gjitha marrëveshjet kontraktuale mes tyre kanë përfunduar dhe se ata kane respektuar marrëveshjen dhe tani do të mundohen të krijojnë grup të vetin parlamentar.

Pacolli pohoi edhe se ende nuk ka marrëveshje me koalicionin PAN, por nuk e ka përjashtuar mundësinë qe ai të jetë pjesë e qeverisë./klankosova