Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është duke qëndruar vizitë në Maqedoni, ku pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesues i të cilit është Maqedonia.

Takimi kryesor në mes të Ministrave të Jashtëm të vendeve të kësaj Organizate pritet t’i zhvillojë punimet sot, ku Ministri Pacolli do t’i adresohet me një fjalim, thuhet në njoftimin për media.

Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj 2003 (e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë).

Kjo Organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova.

Që nga themelimi i saj, (A5) ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhduar të SHBA-ve, për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike./Klan Kosova