Peter Pacult po i jep një ritëm tjetër Kukësit. Pas dy fitoreve dhe një barazim në miqësoret e zhvilluara në Turqi, tekniku austriak e ka më të qartë se çfarë do të kërkojë nga ekipi.

“Kjo periudhë na shërbeu për të njohur njëri-tjetrin. Tani di më shumë për lojtarët”.

Reparti ku priten përforcime është sulmi, ku sulmues i mirëfilltë është vetëm Guri.

“Pres një lojtar në repartin ofensiv, besoj deri të premten do të sqarohet gjithçka”.

Në Antalia Pacult pati mundësinë të ndjekë edhe Skënderbeun, rivalin kryesor për titull.

 “Skënderbeun e ndoqa me Bursaspor, por nuk mund të them se është ai që do të përballemi në fushë, pasi ishte vetëm një sfidë miqësore”.

Kukësi do ta rinisë kampionatin me ndaj Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Tv Klan