Do të jetë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që do të vendosë masën se sa do të rritet paga minimale për sektorin privat.

Pas disa orë diskutimesh, Këshilli Kombëtar i Punës nuk ka arritur të vendosë se sa do të rritë këtë rrogë, vendimi u shty për në fund të marsit.

Dy ministrat Klosi dhe Ahmetaj thanë se pavarësisht nevojave për rritje Shqipëria duhet të ruajë ekuilibrat për të qenë e konkurrueshme në rajon.

Sindikatat kërkojnë që paga minimale të shkojë në nivelin 26 mijë lekë, ndërsa biznesi ka kërkuar që të rritet në 24 mijë për të gjitha industritë dhe në 23 mijë për fasonët. Pas bisedimeve me fondin qeveria do të marrë një vendim se sa do të jetë kjo rritje./ TV KLAN