Përfaqësueset që marrin pjesë finalet e Euro 2016 janë më shumë se në çdo edicion tjetër të mëparshëm, në total 24.

Jo të gjitha kanë patur të njëjtën rrugë në fazën kualifikuese dhe jo të gjithë trajnerët paguhen njëlloj. Faqja e specializuar FinanceFootball.com ka zbuluar rrogat e tyre.

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi përfiton 280 mijë euro në vit, duke u renditur i 14-ti. Me këtë pagesë vjetore ai lë pas kolegët e përfaqësueseve të Uellsit, Kroacisë, Çekisë, Polonisë, Suedisë apo edhe rivalin në grup atë të Rumanisë.

Më i paguari është Roy Hogdson i Anglisë me 5 milionë euro në vit, Antonio Conte i Italisë me 4.6 milionë dhe Fatih Terim i Turqisë me 3.5 milionë.

Të tre këta marrin në muaj më shumë se sa pëfiton Gianni De Biasi në një vit.

Tv Klan