Nëse në darkë nuk keni kurrë gjumë dhe në mëngjes ngritja nga shtati ju duket një mision i pamundur, ndoshta po po jetoni një fazë, që cilësohet si ndryshim orari (jet lag), një gjendje që në të ardhmen mund të çojë në obezitet, depresion dhe shqetësime me qarkullimin edhe në nivel cerebral.

Çdokush nga ne ka një ritëm personal të gjumit dhe zgjimit, i quajtur dhe “ritëm kardiak”.

Till Roenneberg, docent i Kronobiologjsë në Universitetin e Mynihut dhe ekspert në çështjet e pagjumësisë, thotë se ne mund t’i përkasim 3 kronotipeve, atyre që në mënyrë të vullnetshme shkojnë në shtrat dhe zgjohen herët, atyre të ndërmjetëve dhe atyre që bëhen vonë.

Nëse i përkisni grupit të dytë dhe të tretë, por jeni të detyruar të zgjoheni  herët për të shkuar në shkollë, apo në punë, mund të vuash nga gjendja e quajtur “jet lag social”

Lodhja të streson dhe të shtyn drejt ushqimit

Të flesh jashtë “sinkronizimit” me orën tënde biologjike, siç ka përcakuar një studim i fundit i publikuar nga “Plos One”, na ekspozon në një rrezik më të madh për obezitet, sepse lodhja kronike dhe pagjumësia na shtyn të hamë më shumë.

Por pagjumësia gjithashtu rrit rrezikun për zhvillimin e sindromave të apneas gjatë natës ( një gjendje që konsiston në ndalesa të vazhdueshme në frymëmarrjes gjatë gjumi, të cilat mund të arrijnë deri në qindra gjatë një natë), duke rritur gjithashtu dhe nivelin e hormonit te stresit uljen e nivelit të kolesterolit  “të mirë”.

Problemi nuk prek vetëm ata që bëjnë pak orë gjumë. Sipas një studimi të publikuar në “Chronobiology International” për të përcaktuar natyrën e sonambulëve, ka dalë se vetëm një orë zhvendosje kronike bërë nga ritmi unë natyral , rrit me 33% rrezikun për obezitet.

Çfarë duhet bërë?

Çdo kronotip varet nga zakonet që përvetëson gjatë viteve në familje, shpesh herë të gabuara. Një studim i mëtejshme ka saktësuar që ruajmë për të gjithë jetën, tendencën origjinale me të cilën kemi lindur. Kjo tendencë, për të zgjedhur një orar të saktë për të fjetur është e shkruar në gjenet tona.

Nëse jemi tipa “të natës” duhet të përpiqemi që të qëndrojmë sa më shumë në ajër të pastër gjatë ditës, duke qenë se drita natyrale është stimuli themelor për të të regulluar në mënyrë të natyrshme, gjumin.

Gjithashtu studiuesit thonë se pushohet më mirë gjatë dimrit, ndërsa vera sjellë shqetësimi për të gjitha kronotipet dhe të gjithë flemë më mirë kur ajo mbaron./tvklan.al