Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa po vidhte një sasi të konsiderueshme nafte nga mjetet e gazsjellësit “TAP”, për ruajtjen e të cilëve paguhej.

Policia e Korçës tha se në pranga ka përfunduar Ilia Liçi, banues në qytetin juglindor.

Roja i kompanisë private të sigurimit fizik u arrestua gjatë natës në fshatin Polenë.

52-vjeçari do të përballet me akuzën e “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Gazsjellësi Trans Adriatik, i cili do të sjellë gazein nga Fushat e Shah Denizit në Azerbajxhan për në Europë, është një prej investimeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shqipëri vitet e fundit. /tvklan.al