Një izraelit është ndalur sot në Rinas pas akuzave të prokurorisë për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike”.

Policia e Tiranës tha se 51-vjeçari Yoram Frig  u ndalua në Rinas  “me një pajisje elektronike” në momentin “që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë” dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.

Polica tha se është bërë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, për të përcaktuar ç’funksion kryen.

Pajijsa elektronike së bashku me një iPhone u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm dhe aktualisht ndodhen në Prokurori. Ndërsa izraeliti po intervistohet nga prokurori i çështjes.

ABC News raportoi më herët se prokuroria ka regjistruar një procedim penal për “përgjim të paligjshëm i të dhënave kompjuterike.”