Uji është jetë, ndaj shkencëtarët po përpiqen të ndihmojnë miliona njerëzit që nuk kanë qasje të plotë tek përbërësi kryesor që mban gjallë njeriun.

Zhvillimi i një aparature të re nga shkencëtarët me bazë në Britani e afron shkencën një hap më pranë drejt sigurimit të ujit të pastër për miliona njerëz që po luftojnë për të fituar qasje.

Skuadra në Universitetin e Manchesterit, kolegët e të cilëve fituan një Çmim Nobel në vitin 2010, ia kanë dalë të ndërtojnë një sitë me okside grafeni që shkripëzon ujin e detit duke e kthyer në ujë të pishëm.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “Nature Nanotechnology”, e cila thotë se shpikja i lejon ata të filtrojnë kripën nga uji i detit.

Shtetet gjithnjë e më shumë po investojnë në shkripëzimin e ujit si pasojë e rënies së burimeve ujore pas ndryshimeve klimatike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar që rreth 1.2 miliardë njerëz, ose 14 për qind e popullsisë së botës do të përjetojnë vështirësi në furnizimin me ujë të pastër në vitin 2025.

Profesori Rahul Nair, i cili e udhëhoqi skuadrën e shkencëtarëve në Manchester, thotë se është bërë “një hap i rëndësishëm përpara” që “do të hapë mundësi të reja për efektivitet në teknologjinë e shkripëzimit.” /tvklan.al