1

Nicole Scherzinger është cilësuar si zemërthyer nga mediat që pas ndarjes nga partneri i saj, Lewis Hamilton dhe për ta bërë këngëtaren të gjejë ngrohtësinë sërish, futbollisti Pajtim Kasami i ka “rrëmbyer” disa puthje.

37-vjeçarja është fotografuar në shoqërinë e futbollistit të kombëtares zviceriane, 23 – vjeçarit Kasami, teksa po shijonin kohën e ngrohtë në Mykonos, Greqi.

Ata kanë festuar gjithashtu edhe ditëlindjen e këngëtares Scherzinger.

Në një postim në rrjetet sociale, 37 – vjeçarja, një ditë më parë ka shkruar “Nuk mund të prisja një ditëlindje më të mirë dhe një pamje më të bukur kur të zgjohesha në mëngjes. Në fakt nuk kam fjetur. Nuk dua të më mungojë asnjë sekondë nga kjo ditë”.

tvklan.al