vllaznia Tirana1 javë pas ngjarjeve të dhunshme në “Loro Boriçi” klubet e Vllaznisë dhe Tiranës kanë bërë paqe.

Një takim në Shkodër ka ftohur gjakrat mes dy prej ekipeve më me emër në Shqipëri.

Nismëtar ka qenë donatori i Klubit të Futbollit Tirana, Refik Halili, i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga disa ish-futbollistë bardheblu.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë pasur përkrah ish-lojtarë të njohur të këtij ekipi.

Ky takim është një mesazh i qartë për paqe edhe mes tifozerive.

Ngjarjet e dhunshme në përballjen Vllaznia – Tirana sollën edhe përjashtimin për disa javë të tifozëve nga stadiumi, ndërsa pritet që të ashpërsohet ligji për shfaqe antispotive.

Tv Klan