Dhoma-Tregtare-AmerikaneTeksa Ministria e Financave po përgatit paketën fiskale për vitin 2015-të, Dhoma Amerikane e Tregëtisë i sugjeron qeverisë shqiptare të konsiderojë disa shqetësime të biznesit që përfaqëson.

Janë 14 kërkesa, që kanë të bëjnë me rishikimin dhe uljen e normës së tatimit mbi fitimin, rishikimin e normës së tatimit mbi të ardhurat personale apo rishikimin e nivelit të taksimit duke marrë në konsideratë taksat në vendet e rajonit.

Po kështu, Dhoma Amerikane e Tregëtisë kërkon që kryerja e pagesave të detyrimit të vendosur nga organet tatimore të bëhet vetëm pas dhënies së një vendimi të formës së prerë, pasi në mjaft raste edhe vendosja e një garancie për ndjekjen e procedurës së apelimit rezulton e pamundur nga bizneset dhe nga ana tjetër mund të nxisë abuzimin e administratës tatimore për arkëtime detyrimesh tatimore në një afat të shkurtër.

Konsiderohet si ndihmë për biznesin edhe kthimi i Drejtorisë së Apelimit Tatimor në një drejtori e veçantë brenda Ministrisë së Financave.

Marrja e masave nga qeveria dhe administrata tatimore për uljen e evazionit fiskal dhe formalizimin e ekonomisë, duhet bërë jo vetëm nëpërmjet fushatave informuese, por edhe nxjerrjen dhe zbatimin e masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi.

Gjithashtu Dhoma Amerikane e Tregëtisë kërkon edhe rritje të periudhës kohore për mbartjen fiskale të humbjeve nga 3 vjet që është aktualisht në 5 ose 7 vjet.

Tv Klan