A do të sjellë paketa e investimeve “One Billion Euro” rritje ekonomike? Tashmë që projektet e investimeve dhe vlera e tyre është shpallur për publikun, profesori Ardian Civici thotë se objektivi për rritje ekonomike 4-5% është i arritshëm.

Por për ish-ministrin e Financave dhe anëtarin e bordit të Bankës Qëndrore Arben Malaj, jo çdo investim përkthehet në rritje ekonomike. Për të element të lidhur ngushtë me të janë edhe ulja e korrupsionit, drejtësia dhe zgjidhja e çështjeve të pronësisë.

Ekspertët e ekonomisë janë në një mendje sa i përket risqeve që mund të mbartë kjo paketë për rritjen e borxhit publik.

Vitin e ardhshëm qeveria do të injektojë në ekonomi një paketë prej 1.2 miliard eurosh, ku do të investohet në 6 rrugë, shkolla dhe 1 spital rajonal. Të gjitha këto shpenzime do të jenë jashtë buxhetit dhe nuk do të marrin miratim nga kuvendi.

Tv Klan