Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie janë dy aktoret e famshme që i shtohen listës së akuzave kundër regjizorit Harvey Weinstein për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme.

Në një intervistë me CNN, Paltrow u shpreh se kur ishte në moshën 22 – vjeare, regjizori i kishte ofruar të shkonte me të për “masazhe” në një suitë në hotelin Beverly Hills, të cilën ajo e kishte refuzuar menjëherë. Të njëjtën eksperiencë e kishte përjetuar dhe aktorja Jolie në vitet 90, kur Weinstein i ishte afruar në një dhomë hoteli, pa dëshirën e saj.

Në një email për

The Times

, Jolie u shpreh se kjo sjellje kundrejt femrave, në cfarëdolloj profesioni, është e patolerueshme dhe duhet ndaluar menjëherë.

Regjizori, i cili ka bashkë-themeluar kompaninë e filmave “MIRAMAX”, gjithashtu është akuzuar pak ditë më parë për 3 raste përdhunimi nga aktoret Asia Argento, Lucia Evans dhe një aktore e cila ka zgjedhur të mbetet anonim. 

Asia Argento u shpreh se Weinstein e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kur ajo ishte vetëm 21 vjec.

Bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, Georgina Chapman ka vendosur ta kërkojë divorcin dhe shprehet se ndihet e turpëruar dhe ndjen keqardhje për të gjithë viktimat e krimeve të tij.

Përfaqësuesi i regjizorit ka refuzuar të gjitha akuzat e ngritura kundrejt tij dhe aktualisht Harvey është pushuar nga puna.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta