E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh brenda në llave vullkanike?

Erik Storm, nga Kilauea EcoGuides, një grup turne i bazuar në Parkun Kombëtar të Vullkaneve të Hawaii, arriti të humbte kamerën e tij GoPro në një pikë që ngadalë po mbushej me lavë.

GoPro-të janë shpalosur si të pashkatërrueshme, por askush nuk mund të kishte parashikuar se një pajisje teknologjike kaq e vogël do të ishte në gjendje të përballonte temperaturën prej 1.000 ° C të lavës.

Pasi rrjedha e llavës ishte ndalur dhe u ftohur për të formuar shkëmb, Erik u përpoq të merrte atë që kishte mbetur nga kamera.

Duke folur për Peta Pixel ai tha:

“Kam përdorur një çekiç për ta nxjerrë atë nga lavaku dhe mendova se ishte një humbje e vërtetë”.

Jo vetëm që pjesa më e madhe e aparatit mbeti e padëmtuar, por kishte arritur të regjistrojë gjithçka dhe po punonte ende.

Erik nxori kartën SD, e cila kishte mbijetuar dhe ndau pamjet e mahnitëse në YouTube./tvklan.al