Ky është momenti kur ushtar u përlot pasi zbuloi trupin e pajetë të një vajze të vogël, të vrarë nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Trupi u gjet në një varr masiv prej 24 vetash, pjesa më e madhe prej të cilëve fëmijë, në Mosul, në veri të Irakut, pasi zona u bastis nga forcat irakiane.

Fotot shokuese tregojnë të voglën e mbështjellë me një kuvertë dhe një ushtar që nuk e fsheh dot tmerrin e parë me sy.

Këto imazhe janë dëshmi e realitetit të sundimit të ISIS në qytetin e shkatërruar nga lufta, ku ekzekutimet masive të civilëve kryehen për “krime” si tentativa për t’u larguar në një zonë më të sigurtë.

Ushtarët irakianë e zbuluan varrin masiv teksa avancojnë për të marrë nën kontroll qytetin e Mosulit.